VIDEO/ Aksident ajror në Francë, momenti kur dy avionë luftarakë përplasen në ajër

Një aksident ajror është regjistruar në Francë.
Dy avionë luftarakë Alpha Jet u përplasën me njëri-tjetrin, njoftoi ministri i Forcave të Armatosura të vendit, Sebastien Lecornou.
Dy avionët u përplasën pranë bazës ajrore Saint-Dizier 113, thanë Forcat Ajrore Franceze. Pilotët e avionit dhe një pasagjer fatmirësisht shpëtuan. Ata u gjetën të vetëdijshëm, por me lëndime.
Un accident impliquant deux Alpha Jet de la patrouille de France vient d’avoir lieu à Saint-Dizier, dans l’est de la France. Deux avions sont «entrés a priori en collision». Les deux pilotes et un passager ont pu s’éjecter et ont été «retrouvés conscients». pic.twitter.com/FLSKpSlngp
— Le Figaro (@Le_Figaro) March 25, 2025
Një nga tre personat e përfshirë në aksident është raportuar nga organet kompetente si “i plagosur shumëfish”.
Siç është raportuar, një nga avionët e përfshirë në aksident është përplasur me një kapanon, duke shkaktuar zjarr.
“Shërbimet e urgjencës janë mobilizuar dhe koordinimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Forcave të Armatosura është siguruar”, theksoi Lecornou në një postim në X.