E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Arrestohet mjeku imazherist në spitalin e Fierit, ‘shpërdoroi detyrën’

Policia ka vënë në pranga një mjek imazherist në spitalin e Fierit i cili i merrte para pacientëve  për ti kryer ekot.

Operacioni është finalizuar pas një hetimi katër mujor në bashkëpunim me  prokurorinë e Fierit.

Mjeku Gezim Taullau, 66 vjeç  u kap në flagrancë duke marrë një shumë  parash një personi që do ti kryente eko abdominale.

Atij iu sekuestruan paratë që I mori pacientit dhe shuma prej  1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.

Mjeku 66 vjeç akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Policia thotë se ai shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›