E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Bëri parakalim të gabuar, 10 mijë lekë gjobë drejtuesit të autobusit në Elbasan

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan gjobiti sot drejtuesin e një autobusi, i cili kreu parakalim të gabuar.

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një autobus duke kryer parakalim të gabuar në kthesë, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, specialistët e sektorit të Policisë Rrugore të Elbasanit identifikuan drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin A. D.

Ata i vendosën drejtuesit të mjetit masën administrative gjobë 10 000 lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Digjital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›