VIDEO/ Çfarë ndodhi me presidentin Begaj? Gazetarja e pyet në shqip, ai vendos kufjet e përkthimit

Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka kryer një veprim, i cili është perceptuar si fyes nga shumëkush.
Në konferencën për shtyp me homologen maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova, një gazetare shqiptare i drejtoi pyetjen në shqip, me presidentin Begaj që vendosi kufjen për ta dëgjuar.
Dhe për ironi të fatit, në këtë konferencë u fol pikërisht për zbatimin e plotë të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e mekanizmave të barazisë si elementë thelbësorë për kohezionin social, stabilitetin institucional dhe perspektivën evropiane, por Begaj dha një mesazh krejt tjetër.