VIDEO EKSKLUZIVE/ Pamjet e plota të atentatit në Rinas, ja si “u pushkatua” Gilmando Dani

Fax News siguron pamjet e plota të atentatit mafioz në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë Muçi Shaljani, punonjës i AMP.
Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Fax News duket qartë momenti kur automjetit tip “Mercedes Benz S Class” ku udhëtonte Dani afrohet pranë rrethrroturimit ku nga makina tip “Toyota” dalin me shpejtësi 3 persona të cilët qëllojnë me breshëri.
Më pas, një tjetër person afrohet pa nxitim drejt automjetit, ku qëllon sërish me armë për t’u siguruar që shënjestra e atentatit është eleminuar.
Autorët, menjëherë pas ngjarjes, u larguan me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa në fshatin Halil u gjet edhe makina e djegur, brenda të cilës ishin dhe 4 armë.
Kujtojmë se Dani ishte krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, i akuzuar për plagosje, vjedhje, por dhe për shantazhe ndaj biznesmenëve.
LEXO EDHE: EMRI/ Kush është viktima e atentatit në Rinas, “krahu i djathtë” i Shullazit