E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati në Rinas, Softa: Është cënuar siguria kombëtare, duhet analizë serioze nga institucionet

I ftuar në “Intervista e Ditës” në Fax News, eksperti i sigurisë Fatjon Softa komentoi situatën e sigurisë në vend pak orë pas atentatit mafioz në Rinas ku u vra Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit dhe u plagos rëndë punonjësi i AMP-së, Muçi Shaljani.

Sipas autorit të emisonit “Alo Policia”, kjo ngjarje, e ndodhur në perimetrin e Aeroportit të vetëm Ndërkombëtar që ka vendi, ka cënuar sigurinë kombëtare ndaj duhet një analizë serioze nga institucionet përgjegjëse.

LEXO EDHE: VIDEO EKSKLUZIVE/ Pamjet e plota të atentatit në Rinas, ja si “u pushkatua” Gilmando Dani

“Siguria Kombëtare çfarë është? Kur cënohen aeroportet, kur cënohen gjykatat, kur grupet kriminale ekzekutojnë dhe përdorin atentate mafioze atje ku duan, në vendin që duan duke bërë sfida për shtetin, të gjitha këto janë elementë të sigurisë kombëtare. Dhe këto kanë çeduar. Kemi investuar apo do të investojmë në kamera inteligjente, në dronë apo satelitë por pavarësisht nga qëllimi i mirë, po e quajmë, kur ato vlejnë thjesht si investime ato nuk i vlejnë sigurisë kombëtare.

Duke filluar nga janari i vitit 2025. Vrasja në autostradën Fier-Vlorë, vrasja e biznesmenit në Selitë, atentati në Shkodër me përdorimin e lëndëve eksplozive, vrasja e italianit dhe vazhdojmë me ngjarje të tjera. Eksplozivi i vendosur në banesën e deputetit të opozitës shqiptare, vrasjet e ndryshme me adoleshentët në shkolla. Pra, ka një situatë që me të vërtetë është shqetësuese. Dhe kjo së pari kërkon analizë dhe e dyta kërkon një reflektim”, tha ndër të tjera Softa në Fax News, për gazetaren Eliana Hoxha.

Intervista:

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›