E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO-EMRI/ Horror në Lushnje! Vodhi eshtrat e gruas që ndërroi jetë para 17 vitesh, zbulohet autori

Zgjidhte ‘misteri’ i vjedhjes së eshtrave të një gruaje në varrezat e qytetit të Lushnjës, ku ishte hapur një tunel nën dhé.

36-vjeçari, Edison Ngresi, dyshohet se ka dëmtuar varrin, pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ai është shoqëruar nga Policia në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, roja i varrezave të qytetit të Lushnjës, shtetasi O. R., ka konstatuar dëmtime në pjesën e sipërme të një varri.

Paraprakisht dyshohet se varri është dëmtuar (gërmuar), nga shtetasi Edison Ngresi, 36 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendo”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin Edison Ngresi, në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›