VIDEO-Ekzekutimi i trefishtë në Memaliaj, gjenden 3 armë me silenciator. Çfarë ka mbetur në vendngjarje

Grupi hetimor ka mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes ku u ekzekutuan me kallashnikov 3 persona dhe një tjetër mbeti i plagosur në një lokal në Memaliaj. Pas mbledhjes së provave që do i shërbejnë hetuesve për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe autorëve të atentatit, forcat zjarrfikëse kanë pastruar zonën nga njollat e gjakut në rrugë.
Gjithashtu policia ka zhvendosur makinën që përdorën autorët ën atentat, që më pas e dogjën në fshatin Bejaj të Mallakastrës. Gjithçka ka mbetur pas janë vetëm goma të djegura e pluhur hiri.
Në vendin ku u dogj makina u gjetën edhe 3 armë më silenciator, që mendohet të jenë përdorur nga autorët për ekzekutimin e Shyqyri Kalemit.
Atentati ndodhi mbrëmjen e 20 korrikut, ku shënjestër ishte Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.
Nga breshëria e kallashnikovit humbën jetën edhe kamarieri i lokalit Gledio Muka, 36 vjeç dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, vëllai i viktimës Shyqyri Kalemi.
/rtsh.al/