Detaje nga atentati me tre viktima/ Shënjestra ishte ulur në tavolinë më të vëllain, plumbat kapën kamerierin dhe një klient

RTSH ka siguruar fotot e dy viktimave të pafajshëm kamarierit Gledio Muka, 36 vjeç, dhe klientit Marsel Çela, 37 vjeç.
Objekti I sulmit në këtë atentatin në Memaliaj, ishte Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit.
Të dy mbetën të vrarë pas breshërisë së kallashnikovit që u derdh në drejtim të babait të Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi.
Kamarieri mësohet se ka qenë pranë tavolinës së shënjestrës kur është qëlluar, ndërsa klienti Çela ka qenë në lokal, por është kapur nga plumbat.
Pistë hetimi dyshohet se është hakmarrja, pasi Andrea Kalemi është i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.
Dy viktimat e pafajshme ishin kamarieri dhe klienti i lokalit që u ndodhën aty kur u shkrehën plumbat e kallashnikovit.
Burime për RTSH bëjnë me dije po ashtu se i plagosur ka mbetur edhe Artur Kalemi, xhaxhai i Andrea Kalemit.
Ai ka qenë i ulur në tavolinë bashkë me të vëllanë Shyqyri (Shyqo) Kalemi, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Artur Kalemi 57 vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në atentat nga informacionet e fundit mësohet se I është nënshtruar një operacioni dhe ku i janë hequr të tre plumbat, është në gjëndje stabile brenda parametrave të duhura dhe ndodhent në ambjentet e Spitalit rajonal të Gjirokastrës Omer Nishani.
Nga intesiteti I të shtënave dhe inspektimit të vendgjarjes dyshohet se kanë qenë të paktën 3 persona.
Gazetarja e RTSH-së, Boralda Gjyli bënë të ditur se sipas dëshmitarëve mësohet se autorët kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit.
Një prej tyre ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të 74-vjeçarit Shyqri Kalemi, i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit. Plumbat kapën dhe vëllanë e tij, si edhe kamarierin që ishte pranë tavolinës. Ndërkohë, klienti që mbeti vdekur ka qenë brenda në lokal.
RTSH ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohet vendi që ku mbeti I vrarë Shyqyri Kalemi, ndërsa xhamat përtokë nga breshëria e kallashit
Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku edhe kanë djegur makinën në fshatin Bejaj.
/rtsh.al/