E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Erdogan i frikësuar për jetën? Nuk i beson as truprojës së tij për të pirë ujë

VIDEO/ Erdogan i frikësuar për jetën?  Nuk i beson as

Një video e bërë virale së fundmi tregon se si presidenti turk, Erdogan, refuzon të pijë ujë edhe nga truproja e tij.

Sipas mediave vendase thuhet se ky veprim i presidentit lidhet me një “masë sigurie” dhe disa aktivistë treguan se kjo ishte nga frika se mos i ndodhte diçka e keqe.

Në pamjet e postuara truproja e Erdogan shieht teksa i afron gotën e ujit presidentit, mirëpo ky i fundit refuzon ta konsumojë nga ai. Më pas i afrohet një tjetër person nga i cili Erdogan si duket ka besim, dhe pranon që ta pijë.

Raportet e mediave lokale treguan se ajo është marrë gjatë pjesëmarrjes së Erdoganit në një aktivitet politik në provincën Hatay, në përgatitje për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Rreth 700,000 emigrantë turq votuan jashtë vendit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat filluan të shtunën, mes polarizimit të mprehtë të votave të komunitetit turk në Gjermani.

Komisioni i Lartë Turk për Zgjedhjet Presidenciale tha në një deklaratë se numri i votave të emigrantëve turq jashtë vendit dhe në pikat kufitare i ka kaluar 700 mijë deri në mesin e ditës së dytë të hapjes së kutive të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

https://www.youtube.com/watch?v=JgnQi5CVpO8&t=22s

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›