"Vdiqëm o burrë i dheut", deputeti i shqetësuar për kompanitë e dyshekëve: Nuk e di a ju kanë marrë në telefon, po ne na grinë
Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar sot në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore kompanitë e dyshekëve që marrin qytetarët në telefon. Duke raportuar ishte Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale.
“A ju kanë marrë në telefon, ne na grinë ato të dyshekëve …vdiqëm o burrë i dheut”, tha Korreshi. Pyetja e tij shkaktoi dhe të qeshura në sallë, por më pas ai ka ngriti shqetësimin se këto kompani marrin të dhënat sensitive të qytetarëve e më pas i telefonojnë.
Ai tha se këto kompani “i kategorizojnë produktet dhe marrin në telefon sipas grupmoshave të caktuara.” Saimir Korreshi ka pyetur kolegët nëse dikush mban përgjegjësi për shpërndarjen e të dhënave të qytetarëve.
“Nuk e di ju a ju kanë marrë në telefon, ne na grinë ato të dyshekëve …vdiqëm o burrë i dheut a mani përgjegjësi? Dyshekët na grinë dhe ata i kategorziojnë njerëzit, marrin në telefon grupmosha të caktuara dhe qytete te caktuara . Krahas numrit të telefonit ka dhe një të dhënë.
Dhe për pleqtë i kategorizojnë produktet, marrin në telefon persona mbi moshën 60 vjeç. Kjo do të thotë se atje ka të dhëna personale sensitive sa të duash
Kjo është pjesë që un e kam studiuar gjatë si ju, dhe në shtetet e huaj ka një kontratë ndersa ne Shqipëri nuk ka asnjë lloj kontrate. Në qoftë se është me shkronja te vogla ne kontratë është abusive dhe ju duhet te nderhyni.
Duhet te ketë nje formular specifik ku duhet të jetë opsioni ‘Po, autorizoj për të dhënat personale’”, u shpreh Saimir Korreshi. Ndiqni videon nga ora 01.35.50:
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
