E Hënë, 2 Nëntor 2026

(VIDEO-FOTO) Pamjet e makinës së shkrumbuar/ Djegia e mjetit në Llogara, dyshime për vrasje

Djegia e një automjeti në “Qafën e Llogarasë” ditën e sotme, dyshohet se nuk është diçka aksidentale, por një vrasje e qëllimshme.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën si pasojë e zjarrit, pasi nuk ka arritur të dalë në kohë nga automjeti.

“Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit”, njoftoi policia. 

Blutë njoftuan se ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por burime bëjnë me dije se dyshimet janë se kemi të bëjmë me nje vrasje dhe ajo aksident. 

Vlorë/Informacion paraprak 

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. 

Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›