E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Festa e Çlirimit me drift, mënyra e veçantë e organizimit në Mallakastër

Festa e Çlirimit është festuar në mënyrë të veçantë në bashkinë e Malkakastrës.

Spektakli Helldrift për më shumë se tre orësh i organizuar në qëndër të Ballshit, i ka dhënë qytetit ritëm, atmosferë dhe adrenalinë.

Efektet dhe ritmet bashkuan dhjetra të rinj e qytetarë të të gjitha grupmoshave në një ngjarje dhe atmosferë, që shfaqej për herë të parë në qytetin e tyre.

Festimet në kuadër të Ditës së Çlirimit, u përmbyllën me koncertin festiv me të ftuar special këngëtarin e njohur të skenës shqiptare, Aleksandër Gjoka./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›