E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Fundosja e jahtit të miliarderit britanik, publikohen pamjet 49 metra në thellësi

Superjahti luksoz, Bayesian 56 metra u mbyt brenda pak minutash në zonën e Palermos të hënën e 19 gushtit. Pesëmbëdhjetë persona në bord u shpëtuan, duke përfshirë gjashtë pasagjerë, por shtatë të tjerë humbën jetën.

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e para të jahtit të fundosur, i vendosur 49 metra thellë nga Palermo.

Pamjet tregojnë jahtin të ulur në fund të detit në anën e djathtë të tij. Vija e bardhë që shihet në video është ajo rreth bykut të Bayesian-it, dhe drejtkëndëshat e errët të rrethuar janë vrima nga kabinat.

Le immagini esclusive del #Bayesian sott’acqua. Per vedere il servizio completo di @LBulian visita @MedInfinityIT.#quartarepubblica pic.twitter.com/QsPpUW4Pdr

— Quarta Repubblica (@QRepubblica) October 8, 2024

Jahti me flamur britanik u ankorua në një distancë të shkurtër nga porti Porticello në Siçili dhe “u fundos me shpejtësi të madhe për arsye që ende nuk janë konstatuar”, tha komandanti i policisë së Suffolk, Mike Brown gjatë takimit të parë.

Trupi i kuzhinierit të jahtit, Recaldo Thomas, u gjet shpejt. Trupat e gjashtë të tjerëve, përfshirë manjatin britanik 59-vjeçar Michael Lynch dhe vajzën e tij 18-vjeçare Hannah , u gjetën nga zhytësit në ditët në vijim.

Hetimi i ri i nisur ka të bëjë me babanë dhe vajzën, si dhe dy shtetas të tjerë britanikë: Jonathan Bloomer, 70 vjeç, kryetar i bordit të Morgan Stanley International dhe gruaja e tij Judy.

Mike Lynch, një biznesmen shumë i pasur, i quajtur “Britishi Bill Gates”, po festonte me këtë lundrim , së bashku me miqtë, bashkëpunëtorët dhe avokatët, lirimin e tij në qershor në gjyqin para një gjykate amerikane për mashtrim./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›