VIDEO/ Gjetja e trupit të turistit holandez në kanionet e Osumit, Policia e Skraparit jep detaje
Policia e Skraparit ka dhënë më tepër detaje lidhur me gjetjen e trupit të pajetë të turistit holandez, i cili u rrëmbye nga rrjedha e ujit teksa nontonte në kanionet e Osumit.
Uniformat blu bëjnë me dije se polumbarët e RENEA-s, të ndihmuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, pas kërkimeve të pandërprera bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të Jules Schurmmans. Në kërkime u angazhuan edhe 2 pjesëtarë të federatës “Albania Rafting Group”.
Jules Schurmmans dhe bashkëshortja e tij, Helma Schurmman 64 vjeçe ishin futur dy ditë më parë në kanionet e Osumit për të notuar.
Por duket se prurjet e ujit u shtuan dhe morën përpara 68-vjeçarin, ndërsa arriti të shpëtojë gruaja, e cila doli nga lumi dhe u trajtua me ndihmë mjekësore më pas në spitalin e Çorovodës. Ajo tha se bashkëshortin e saj e kishte marrë rrjedha e lumit dhe se nuk kishte mundur që ta shpëtonte.
Njofitmi i plotë:
Skrapar
Kërkimet e pandërprera nga polumbarët e RENEA-s, të ndihmuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, bëjnë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit holandez, i cili u mbyt në ujë, teksa notonte në kanionet e lumit Osum.
Më datë 08.05.2023, shkoi në spitalin e Çorovodës, për ndihmë mjekësore, shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila deklaroi se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum. 64-vjeçarja kishte mundur të dalë nga uji, ndërsa shprehej se bashkëshortin e saj e kishte marrë rrjedha e ujit.
Menjëherë pas njoftimit, është organizuar puna nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar dhe polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S.
Pas 3 ditësh kërkime të pandërprera në rrjedhën e lumit Osum, ekipi i specializuar i polumbarëve të RENEA-s kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 68-vjeçarit, në njërin nga kanionet e këtij lumi.
Në kërkime u angazhuan edhe 2 pjesëtarë të federatës “Albania Rafting Group”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
