TENSIONE në Berat / "Koalicioni" bllokon 'ziftin elektoral' në mesnatë, po hidhej nga firma e vëllait të Agron Kapllanajt, Ismaili: Të vijë prokurori (PAMJET LIVE)
Tensione mes kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", Zija Ismaili, i përkrahur nga disa banorë në qytetin e Beratit, të cilët kanë bllokuar një automjet me zift për shtrimin e rrugës.
Mësohet se Ismaili është njoftuar nga banorë të lagjes në Velabisht për një investim që Bashkia e Beratit po kryen në këtë aks rrugor, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe deputeti demokrat Tomor Alizoti.
Ata kanë bllokuar automjetin me zift në pronësi të firmës "Shkëlqimi 07", duke kërkuar që të mos vijojë punimet.
Kjo firmë është në pronësi të vëllait të kandidatit të PD së Alibeajt në Mallakastër, Agron Kapllanaj.
Kandidati i "BF" Ismaili ka pretenduar se investimi po kryhet ilegalisht, pa asnjë dokument apo tabelë informuese. Ai gjithashtu theksoi se asfalti elektoral po hidhet në një kohë të papërshtatshme me shi.
"Drejtorët e Bashkisë së Beratit i kontaktova dhe nuk japin asnjë lloj shpjegimi. Këmbëngulja e banorëve detyroi që të vijnë prezenca të mëdha policie dhe oficerë. Ne jemi dakord që taksat të përkthehen në investime, por të vish në një natë me errësirë, me shi, 3 ditë para zgjedhjeve dhe të hedhësh asfalt 3 centimetër, kjo është kriminale", tha Ismaili.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta të policisë.
PAMJET DREJTPËRDREJT:
Lidhur me incidentin ka reaguar edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. "Vetëm sekti hajdut i Rilindjes mund t'i bëjë këto krime zgjedhore në mesnatë", shkruan Meta.
[caption id="attachment_699334" align="alignnone" width="663"]
Reagimi i kreut të PL, Ilir Meta[/caption]
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
