Takimi sekret me Taulant Ballën, reagon Lulzim BASHA dhe e quan MONTAZH: Shpifje dhe trillime për përçarjen e demokratëve
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quan montazh videon e publikuar në mediat sociale, ku dallohet teksa zhvillon një takim të fshehtë me deputetin e PS, Taulant Balla.
Basha ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se janë “shpifje dhe trillime” që sipas tij bëhen për t’i fryrë përçarjes së demokratëve dhe për t’i shërbyer Edi Ramës.
“Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës”, shkruan Basha.
Video e publikuar mbrëmjen e djeshme nga gazetari Çim Peka, e filmuar nga kamera e sigurisë në një hyre pallati, ka fiskuar momentin kur Basha hyn në të njëjtin ambient ku pak minuta më pas hyn edhe Taulant Balla. Ata besohet se janë takuar dhe kanë diskutuar për disa orë në 3 dhjetor të 2022, gjatë betejës së nxehtë për vulën e PD-së në gjykatë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
