VIDEO/ Haaland akuza të pazakonta: Mancini më prekte prap*nicën por falë tij shënova dy gola

Në ndeshjen mes Italisë dhe Norvegjisë, e mbyllur në shifrat 1-4, ndodhi gjithçka. Madje edhe “prekje” të pazakonta mes futbollistëve.
Ylli i nordikëve, Erling Haaland ka zbuluar se mbrojtësi axurr, Gianluca Mancini, i ka prekur të pasmet gjatë ndeshjes.
Teksa ndeshja ishte në barazimin 1-1, pati një përplasje mes lojtarëve dhe portieri i Italisë, Donarumma, shoku i Haaland te Manchester City u detyrua ta ndalte. Mancini me sa duket po përpiqej ta godiste sulmuesin dhe vazhdimisht ia kapi të pasmet, gjë që e zemëroi shumë norvegjezin.
“Në rezultatin 1-1, ai filloi të më prekte të pasmet dhe mendova ‘çfarë po bën?’ Pastaj u nxeha pak dhe i thashë: ‘Faleminderit shumë për motivimin, le ta bëjmë dreqin‘”, tha ai për TV2.