E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ “Hiqini kapelat!”- Të rinjtë i bënë thirrje t’i bashkohen në protestë, policia i përgjigjet me ujë me presion

Të rinjtë që protestojnë në Tiranë u kanë bërë thirrje efektivëve të policisë të heqin kapelat dhe t’u bashkohen në protestë.

“Hiqini kapelat!”, u dëgjuan të thërrisnin protestuesit, duke iu drejtuar punonjësve të policisë.

Ndërkohë, situata është tensionuar, pasi efektivët kanë përdorur ujë me presion ndaj turmës, në përpjekje për të zmbrapsur protestuesit.

Screenshot 2026-10-20 200159

Sipas raportimeve nga terreni dhe pamjet, të rinjtë kanë qenë duke protestuar paqësisht dhe kanë përsëritur thirrjet e tyre, ndërsa policia i është përgjigjur me ujë dhe më pas edhe me gaz lotsjellës.

Po ashtu, situata u pasua edhe me një përplasje fizike mes tyre, ku përveç gazit, efektivët shtynë vajzat, të cilat ndodheshin në rreshtin e parë të protestueseve.

Gjatë ndërhyrjes disa prej vajzave janë arrestuar dhe shoqëruar në polici,

Screenshot 2026-10-20 200148

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›