E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ I mituri mbërriti i plagosur te Trauma, babai i 15-vjeçarit: Kur dëgjuam të shtënat dolëm menjëherë

Tiranë – Një i mitur është paraqitur te Trauma mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se është plagosur më armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Mëzez. 15-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Lidhur me këtë ngjarje, janë ngritur pika kontrolli nga policia dhe disa grupe të tjerë po verifikojnë dhe kontrollojnë zonën. Ndërkohë i mituri nuk ka pranuar të flasë pavarësisht se oficerët gjyqësore kanë tentuar disa herë ta marrin në pyetje.

Babai i 15-vjeçarit ka deklaruar se djali ka dalë nga banesa, pak para se të dëgjonin të shtënat me armë zjarri. Më pas kur kanë dëgjuar të shtënat kanë dalë menjëherë dhe e kanë gjetur djalin të plagosur.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›