Zjarri në Lezhë/ Flakët vihen nën kontroll, s’ka të lënduar

LEZHË- Mbrëmjen e kësaj të enjteje ka rënë zjarr në një banesë në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.
Flakët kanë nisur në katin e tetë të një pallati. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë vënë nën kontroll flakët dhe po punojnë për shuarjen e plotë të tyre. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./abcnews.al