E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ “Ik nga pushteti kur njerëzit thonë ‘na plase’!” – Studentët i kërkojnë dorëheqjen, çfarë deklaronte Rama në vitin 2014: S’jam nga ata që mbaj karrigen dhe ua fus shqiptarëve pas shpine

Në nëntor të vitit 2014, rreth një vit pasi mori pushtetin, kryeministri Edi Rama fliste për demokracinë dhe përgjegjësinë e një drejtuesi ndaj qytetarëve, duke deklaruar se nuk synonte të qëndronte sa më gjatë në karrigen e kryeministrit, nëse shqiptarët nuk do ta dëshironin më në atë detyrë.

edi rama 2014

Më shumë se një dekadë më vonë, teksa të rinjtë shqiptarë prej muajsh kërkojnë largimin e tij nga pushteti, Rama, në vend që të reflektojë për kërkesat e tyre, ka vijuar me deklarata kundër protestuesve.

“Në demokraci është e qartë se hyn për të ndenjur një periudhë kohë dhe do ikësh. Ka dy rrugë për të ikur: ose do konsumohesh nga pushteti dhe të thonë njerëzit ‘ik se na plase’, ose do ta konsumosh pushtetin”, deklaronte Rama.

Ai theksonte se nuk e shihte detyrën e kryeministrit si një mundësi për të zgjatur sa më shumë qëndrimin në pushtet.

“Unë nuk jam kryeministër i këtij vendi për të shtyrë qëndrimin sa më shumë në karrige dhe t’ua futur shqiptarëve pas shpine, duke u thënë sa mirë po ecim…”, pohonte ai.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›