VIDEO/ Përplasje e fortë tek selia e PS! Hidhet molotov drejt policisë! Efektivët i kthehen me gaz lotsjellës dhe plumba gome
Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë përshkallëzuar pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, gjatë protestës së 12-të radhazi të thirrur nga studentët.
Situata u tensionua pasi një protestues hodhi një molotov në drejtim të efektivëve që kishin krijuar kordonin e sigurisë përpara selisë së PS-së. Si pasojë, uniforma e njërit prej policëve mori flakë, por ndërhyrja e shpejtë e kolegëve bëri të mundur shuarjen e tyre brenda pak sekondash.
Nga ana tjetër, policia iu përgjigj situatës me gaz lotsjellës dhe plumba gome, duke shtuar tensionet mes forcave të rendit dhe protestuesve.
Përdorimi i mjeteve për shpërndarjen e turmës dhe përplasjet e vazhdueshme kanë rritur irritimin e protestuesve.