E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Ishte duke raportuar nga Libani, gazetari shpëton mrekullisht nga raketa izraelite

Gazetari irlandez Steven Stenuey ka shpëtuar mrekullisht teksa ishte duke raportuar në Liban.

I veshur me jelekun që lexon ‘Press’, ai po raportonte mbi situatën në Lindjen e Mesme, teksa arriti që brenda një sekonde të shmangë një raketë që më pas shpërtheu vetëm pak metra larg tij.

Siç duket edhe në videon që po qarkullon në internet, raketa më pas ka shpërthyer pak metra pas gazetarit, aty ku ishte krijuar edhe një gropë nga shpërthimet e mëparshme.

Gazetari ndodhej në zonën e kuqe që IDF kishte paralajmëruar për evakuim.

Ai u dërgua në spital, por pas ekzaminimeve u rikthye sërish në punë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›