E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ “Kur nuk kanë flok녔, Rama tregon “kriterin” për aleancë me demokratët

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, zhvilluar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, nuk kanë munguar as batutat nga kryeministri Edi.

Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se, kurrë nuk ia kishte pritur mendja që do të lavdëronte një demokrat, ndërsa shtoi edhe “kriterin” që duhet për të bërë aleancë me ta.

“S’ma merrte mendja kurrë se do të mburrja kaq shumë herë një demokrate. Por kam kuptuar se kur demokratët s’kanë flokë, e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, e cila mblodhi kspertë nga brenda dhe jashtë vendit për të ndarë dijen, inovacionin dhe vizionin e përbashkët për një bujqësi që respekton natyrën dhe fuqizon ekonominë rurale.

LEXO EDHE: Konferenca Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë/ Rama: T’i japim UBT-së markën e ekselencës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›