Nëna e Winehouse: E dija që sdo ti mbushte të 30-tat
Nëse nuk do të kishte ndërruar jetë dy vjet më parë,këtë verë Amy Winehouse do të kishte festuar 30-vjetorin e saj.
Duke marrë një mbidozë alkoli në mbrëmjen fatale të 23 korrikut 2011 i mori jetën një prej këngëtarëve më të talantuar në botë,por për nënën e saj vdekja e parakohshme e të bijës nuk ishte aspak një surprizë.
Kur mendoj që këtë verë Amy do të kishte bërë 30 vjeç, se si më duket. Nuk po them që e kisha parashikuar vdekjen e saj, por në një farë mënyre nuk jam e befasuar, pasi asnjëherë nuk kam arritur ta imagjinoj atë të plakur, me nipër dhe mbesa, rrëfeu 58-vjeçarja Janis Winehouse, për të përditshmen The Sun. P.K