E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Malet e lumit të Vlorës, nën “mantelin” e bardhë të dimrit

Temperaturat e ulëta të këtij dimri dhe dëbora kanë zbardhur malet e lumit të Vlorës.

Kjo zonë, që përgjatë vitit ofron një kombinim të freskisë natyrore dhe biodiversitetit të pasur, në dimër bëhet edhe më magjike, duke tërhequr kështu vëmendjen e banorëve lokalë dhe pak turistëve aventurierë që guxojnë të sfidojnë motin.

Peizazhi përreth lumit Shushicë, që gjatë verës është plot gjelbërim, është shndërruar tani në një botë të bardhë e të heshtur, ku çdo gjë duket sikur ka ngrirë në kohë.

Por bardhësia e borës sjell jo vetëm bukuri, por edhe sfida për banorët e këtyre zonave malore. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›