E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Momenti prekës në rrugët e Tiranës, Robert Radoja përlotet teksa sheh ish-studenten duke performuar

Një video e mjeshtrit të madh Robert Radoja ka emocionuar rrjetin. Ka qenë një moment prekës për profesorin e njohur të muzikës i cili është përballur në rrugët e Tiranës me ish-studenten e tij.

Kjo e fundit ka qenë duke këndonuar në rrugë në pritje të ndonjë “shpërblimi” monetar nga kalimtarët.

Me një mikrofon dhe më muzikën e celularit, në ato momente ajo po këndonte “Vincero” të Giacomo Puccini-t dhe zëri i saj melodioz i kujtoi diçka profesorit.

Radoja, tepër i emocionuar, e njeh studenten e tij dhe ndalet për ti puthur duart. Me një frymë keqardhje profesori shprehet: Andrrat e bukura përfundokan n”rrugë. Çfarë trishtimi./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›