VIDEO/ “Në dreq Policia”, ndoqi me sharrë elektrike oficerët, autoritetet angleze kërkojnë dënim maksimal për shqiptarin

Një shqiptar pritet të përballet me një dënim të gjatë me burg në Angli pasi ndoqi një oficer policie me sharrë elektrike dhe u përpoq ta vriste atë.
Liridon Kastrati ishte akuzuar për përplasjen e një makine në një automjet policie dhe më pas ndoqi me sharrë elektrike oficerët më 6 maj të vitit të kaluar.
32-vjeçari mohoi një akuzë për përpjekje për të vrarë katër oficerë policie, por dje ai u shpall fajtor për një akuzë për tentativë vrasjeje në lidhje me një person, pas një gjyqi në Gjykatën e Lartë në Paisley.
Akuza e ndryshuar gjithashtu hoqi referencën për aksidentin me makinë.
Të hënën, Kastrati u lirua nga akuzat për thyerje të qetësisë, vjedhje të një makine dhe kundërvajtje rrugore kur prokuroria tërhoqi këto katër akuza, të cilat ai i kishte mohuar.
Kastrati do të dënohet më 19 dhjetor dhe gjykatësi Gallacher i tha atij të presë një “dënim të konsiderueshëm”.
Pamjet e incidentit, që u shfaqën në atë kohë tregonin Kastratin duke vrapuar në rrugë me sharrën elektrike në duar.
Gjatë dëshmisë, oficeri i policisë Cowan i tha gjykatës se, pas aksidentit, jastëkët e ajrit të makinës së policisë shpërthyen dhe një burrë doli nga dera e shoferit të një Volkswagen-i, pa makinën e policisë dhe “filloi të ikte”.
Ai tha se iu afrua burrit me qëllim arrestimin e tij, por kur ai ishte “rreth 10 metra” larg, burri u kthye në automjetin e tij dhe nxori një sharrë elektrike duke bërtitur, “në dreq policia”.
Oficeri i policisë Cowan tha: “Mendova se nëse nuk krijoj distancë, ai do të më vrasë”.
Gjykata dëgjoi më parë se Kastrati u mor në pyetje më 6 maj pa praninë e një avokati dhe një përkthyesi shqiptar dhe iu referua vazhdimisht përplasjes si një “aksident me makinë” kur iu lexuan akuzat.
Kastrati është mbajtur në paraburgim që kur ndodhi aksidenti.