VIDEO/ Në pritje të autobusit që nuk vjen! Moti i keq devijon fluturimin, 200 pasagjerë shqiptarë “bllokohen” në Torino

Rreth 200 pasagjerë shqiptarë, të cilët udhëtonin me linjën ajrore “Wizz Air” janë lënë të presin në aeroportin e Torinos, pas devijimit të fluturimit nga Tirana për në Xhenova për shkak të motit të keq.
Piloti ka tentuar dy herë të zbresë në aeroportin e Gjenovës, por pa sukses, ndërsa në tentativën e tretë u konstatua se ulja ishte e pamundur dhe avioni u drejtua drejt Torinos, ku u ul në orën 13:00.
Pamjet, e publikuara nga EuroNews, tregojnë qytetarët që janë në pritje prej disa orësh.
Pasagjerëve u është thënë se një autobus do t’i merrte për t’i çuar drejt destinacionit në Gjenovë, por deri tani, prej më shumë se tre orësh, nuk ka pasur asnjë informacion ose kontakt me ta.
Mes pasagjereve ka të moshuar dhe të mitur.