E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Pas konferencës më kryeministrin Kristen Michal, Rama pritet nga Presidenti i Estonisë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Estoni, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës së Estonisë, Alar Karis.

Më herët kryeministri Rama zhvilloi edhe një konferencë me kryeministrin estonez, Kristen Michal.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin në fushën e teknologjisë, sigurisë dhe integrimit europian, si edhe mundësitë për zgjerimin e partneritetit mes dy vendeve.

Palët vlerësuan marrëdhëniet pozitive mes Shqipërisë dhe Estonisë, ndërsa theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të proceseve euroatlantike dhe sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Presidenti Alar Karis shprehu mbështetjen për forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, duke nënvizuar rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave, veçanërisht në sektorin e digjitalizimit dhe inovacionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›