E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Hedhja pa kriter e gazit lotsjellës, gazetari i njohur: Nuk kanë asnjë protestues përballë

Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës së sotme të opozitës.

Në reagimin e tij, Dervishi ka publikuar pamjet nga zona pranë urës së rrugës së Elbasanit, ku sipas tij forcat e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës, edhe pse nuk ka pasur protestues përballë.

“Këta police këtu te ura e rrugës së Elbasanit nuk kanë përballë asnjë protestues! Po mbysin veten dhe kalimtarët (pa përmendur besimtarët në xhami) me gaz lotsjellës?”,  shkruan Dervishi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›