E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Gazi lotsjellës nuk kursen as xhaminë, besimtarët falen duke lotuar

Policia nuk ka kursyer as Xhaminë e Namazgjasë ku ndodheshin besimtarë të shumtë, fëmijë, gra e të moshuar.

Më parë, të vendosur përballë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, Policia u është përgjigjur protestuesve paqësore me gaz lotsjellës, në mënyrë që t’i shpërndajë ato.

Pavarësisht largimit nga njëfarë distance, protestuesit janë prekur nga gazilotsjellës, njëjtë sikurse dhe lideri i demokratëve Sali Berisha.

Nga gazi lotsjellës dhe uji nuk janë kursyer as gazetarët dhe grupet e tyre të xhirimit, të cilët janë prekur nga dhuna e Policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›