E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Rama takohet me presidentin e ri të Këshillit Europian, Antonio Costa

Bruksel: Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e ri të Këshillit Europian Antonio Costa.

Kryeministri ka ndarë në Facebook, momentin nga takimi me Antonio Costa në Bruksel.

Presidenti i Këshillit Europian, ka organizuar një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor. Pjesë do të jenë edhe krerët e rinj të BE-së, Kaja Kallas, si edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim.

/abcnews.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›