VIDEO/ Sulmuan turmën e protestuesve duke hedhur gaz lotsjellës, kamerat fiksojnë efektivët në tarracën e Ministrisë së Brendshme
Pamjet nga protesta studentore, tregojnë efektivë të Policisë të pozicionuar në tarracën e Ministrisë së Brendshme, nga ku është hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Siç shihet edhe nga pamjet, në tarracë janë parë disa efektivë, të cilët ashtu si edhe ditë të tjera, kanë tentuar të shpërndajnë turmën me gaz.
Kujtojmë se pas tensioneve gjatë paradites, protestuesit u mblodhën këtë pasdite paqësisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, dhe më pas marshuan drejt Ministrisë së Brendshme dhe sheshit “Skënderbej”.
Gjatë zhvillimit të marshimit, policia hodhi nga tarraca gaz lotsjellës dhe lëndë piroteknike në përpjekje për të shpërndarë qytetarët, të cilët më pas u zhvendosën drejt “Rrugës së Durrësit”.

