E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Shtetit njoftim zyrtar: Kërcënim me bombë ndaj institucioneve shtetërore! Emaili u dërgua nga një institucion arsimor i Arabisë Saudite

Një Email është dërguar paraditen e kësaj të hëne kundrejt disa institucioneve shtetërore, i cili përmbante kërcënime me lëndë shpërthyese dhe akte terroriste.

policia e shtetit

Në një reagim zyrtar, Policia thotë se nga verifikimet paraprake, mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite.

Sipas Policisë, mënyra e dërgimit të mësazhit është e ngjashme me rastet e ngjashme të kërcënimeve të bëra përmes email.

Njoftimi i policise:

Policia e Shtetit informon se ditën e sotme është evidentuar një mesazh elektronik (email), i dërguar në disa adresa institucionesh, i cili përmban kërcënime për vendosjen e lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e akteve terroriste.

Nga verifikimet paraprake rezulton se mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite.

Mënyra e dërgimit të këtij mesazhi paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur mesazhe të ngjashme kërcënuese janë dërguar nga adresa elektronike të komprometuara, që u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit.

Strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë verifikimet dhe veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar origjinën dhe autenticitetin e mesazhit, për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës për dërgimin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›