VIDEO/ “Unë nuk kam frikë nga Trump…”, Zelenskyt i ikin dy herë dritat gjatë intervistës

“Ndryshe nga liderë të tjerë perëndimorë, unë nuk kam frikë nga Donald Trump”.
Kështu u shpreh në një intervistë për “The Guardian” presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky.
Presidenti ukrainas nuk pranoi as pretendimet se, Trump i kishte hedhur poshtë hartat e fushëbetejës gjatë takimit të tetorit në Shtëpinë e Bardhë, ku ai i vetë shkoi me shpresën të siguronte furnizime me raketat e fuqishme amerikane Tomahak.
“Ai nuk hodhi asgjë. Për këtë jam i sigurt. Marrëdhënia jonë është mëse normale dhe konstruktive, e ngjashme me një marrëdhënie biznesi”, u shpreh Zelensky.
Por gjatë bisedës, pikërisht tek Zelensky po fliste pas sulmeve shkatërruese ruse në rrjetin energjetik të Ukrainës duke çuar në ndërprerje të energjisë elektrike në shumicën e rajoneve të venfit të tij të dielën, dritat në studio u fikën dy herë.