E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Vihet nën kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

Pas më tepër se katër orësh vatra masive e zjarrit në Margëlliç të Patosit është shuar me ndërhyrjen e një avioni.

Zjarri iu afrua banesave, puseve të naftës dhe përfshiu varrezat e fshatit por ndërhyrja e zjarrfikësve të Patosit dhe Albpetrol ndaloi përparimin e flakëve deri ne mbërritjen e avionit zjarrfikës.

Bilancin paraprak i dëmeve është disa hektarë ullishte dhe pyll i djegur kurse shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›