VIDEO/ Zjarri masiv në Hong Kong, rritet bilanci i viktimave

Zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë një kompleks të madh rezidencial në rajonin Tai Po të Hong Kongut, ka shkaktuar deri tani 44 viktima dhe 279 të plagosur, sipas raportimeve më të fundit.
Kompleksi i prekur përbëhej nga tetë godina me gati 2,000 apartamente dhe mijëra banorë.
Përhapjen e zjarrit e ndihmuan erërat e forta dhe copat e djegura të bambusë që binin në ndërtesat përreth. Shumë banorë nuk e kanë kuptuar menjëherë rrezikun, pasi dritaret e apartamenteve ishin të mbyllura për shkak të punimeve.
Zjarrfikësit janë në terren prej orësh dhe autoritetet kanë shpallur tashmë nivelin 5 të alarmit, shkalla më e lartë dhe më serioze e emergjencave të këtij lloji në Hong Kong.
Hetimet për shkaqet e zjarrit janë ende në vazhdim.