VIDEO+FOTO/ Civilët me maska dalin nga selia e PS me shkopinj druri! Tentuan të godasin studentët që protestuan para selisë rozë
Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës gjashtëditore të studentëve në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Disa persona të maskuar janë parë duke dalë nga selia e Partisë Socialiste me shkopinj druri në duar, në një moment kur studentët po protestonin përpara godinës.
Personat kanë tentuar të godasin protestuesit, duke shkaktuar tensione në zonën përreth selisë së PS-së. Identiteti dhe statusi i personave me maska ende nuk dihet.



