E Shtunë, 31 Tetor 2026

VIDEOLAJM/ Rama urdhëroi heqjen e pllakave nga Bulevardi, por protestuesit rrokullisin gurët e mëdhenj drejt Policisë!

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë në ditën e gjashtë të protestës studentore kundër qeverisë në Tiranë

Në pamjet e fundit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit shihen duke rrokullisur gurë të mëdhenj në drejtim të efektivëve të policisë, pasi më herët, ishin hequr pllakat e gurit nga trotuaret, si pjesë e masave të marra përpara protestës.

Situata është përshkallëzuar gjatë orëve të fundit, me protestuesit që kanë hedhur gurë drejt forcave të rendit, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›