E Diel, 1 Nëntor 2026

VILNIUS – Nauseda: NATO është një garanci sigurie për të ardhmen

VILNIUS, 15 prill /ATSH-ANSA/ – Jam i bindur se ajo që po shohim nuk është fundi i NATO-s. NATO ka qenë projekti më i suksesshëm i mbrojtjes që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore: ishte i dobishëm gjatë Luftës së Ftohtë, pas përfundimit të saj, dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në të ardhmen.” deklaroi presidenti lituanez Gitanas Nauseda në fund të takimit me homologun e tij estonez Alar Karis.

Nauseda përsëriti më pas se, sipas mendimit të tij, ‘’retorika e përdorur nga presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk është gjë tjetër veçse një mjet për të inkurajuar aleatët të kontribuojnë më aktivisht në aktivitetet e aleancës dhe financimin e saj’’.

Pikëpamje të ngjashme shprehu edhe presidenti estonez Karis, i cili bëri thirrje për shqyrtimin e rëndësisë së zhvillimit të industrisë evropiane të mbrojtjes për të siguruar nevojat mbrojtëse të NATO-s dhe për të shfrytëzuar mundësitë ekonomike që lidhen me prodhimin e luftës në një kontekst global të karakterizuar nga një mungesë në rritje e armatimeve.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›