Amazon prodhon telefonat me airbag, nuk thyhen kur bien
Amazon ka aplikuar për një patentë për një tip telefoni celular, që lëshon airbags (jastekë ajri) kur nis të bjerë.
Sipas dokumentit të dorëzuar, jastekët e vegjël të jarit do të lëshohen nga telefoni në momentin që një akselerometër ta kuptojë se telefoni po bie përtokë.
Një radar ose një lazër do përdoret për të matur distancën mes telefonit dhe tokës, duke provokuar hapjen e jastekëve të ajrit.
Ndërkohë, një tjetër shpikje do jetë ajo që i ndryshon drejtim telefonit dhe bën që ai të mos bjerë me ekran përtokë.