E Diel, 1 Nëntor 2026

VLERA E DORHEQJES

SHQIPNI TAVOLINASH

Posaqe ceshtja e mandatit te Ilir Beqes u vu ne qender te debateve te llojit e ka bere se ka bere duhet sduhet nje shumice prej komentareve politike nxituan te deklarojne se Beqja duhet ta jape vete doreheqjen per te mos e lene veten te hyje ne gojet e botes. Sipas tyre kjo do te ishte pune dinjitoze se keshtu konservohej serish per tu rifutur ne politike e te tjere argumente te llojit te menduar sipas lojerave politike te llojit arnaut.

Mirepo po ta zesh e ta mendosh jo arnautce por evropiance menjehere te del se ia vlen te japesh doreheqjen ne Suedi e Holande por jo ne Shqiperi. Se per sa eshte e lehte te dorehiqesh nga nje post ne Angli apo ne Zvicer aq edhe ben zhurme e buje nje gjest i tille atje pasi tregon se ka dicka qe nuk shkon te sistemi. Ne Danimarke te japesh doreheqjen eshte dinjitet. Ne Gjermani doreheqja con ne reforma e ndryshime. Ndersa ne Shqiperi doreheqja perjetohet si gjest frike dhe dobesie se demek jane te tere burra qe si luan as topi. Per kete menyre te menduari alla Mic Sokol faji nuk eshte vetem i politikes por edhe i ne te gjitheve qe i veme kete damke. Ca me tej ustallaret e pesh-pesheve do shtojne se ky qe hapi udhe vete do e kete pasur mizen nden kesule dhe ty te rruat pastaj qe dhe doreheqjen vete.

Nga ana tjeter doreheqja ne Shqiperine e te uriturve per pushtet sherben vetem per nje gje liron nje vend per tu sulur te tjeret qe cahen e shqyhen per ta zene. Oburra se u lirua nje karrige nxitoni shpejt se kush mund ta zere. Dhe i dorehequri qe mbetet si hu gardhi menjane i shtyre nga turma i harruar e i klasifikuar edhe per leshko.

Diten qe ne sallen e Kuvendit u moren me imunitetin e Beqes recitimet e deputeteve nga foltorja qene publike ndersa votimi duhesh bere i fshehte se keshtu thote edhe ligja per rastet kur votohet per persona. Natyrisht qe Saliut nuk ia mbajti ta bente te tille se mund te ndodhte qe ti tremeqisej e rrallohej ushtria jo se kane ndonje dashuri te vecante per Ilirin apo se nuk duan Saline por se tek pane te shkoje ne thike Beqja ashtu shohin edhe friken per koken e tyre. Ndaj edhe nese te detyruar votuan per ti hequr imunitetin Ilirit jam i bindur se se brendi duan qe ai te vazhdoje te rezistoje. Edhe per kete Iliri duhet vertet te vazhdoje te rezistoje jo per tu lehtesuar friken atyre por se edhe ky eshte kontribut per ligjshmerine.

Kurbani i Ilir Beqes ua dha shqiptareve normale mesazhin qe duhej pra qe ne sistemin e se keqes po u fute ne mes si i pakorruptuar te heqin qafe me shpejt se sa po te jesh i korruptuar. Tani Beqja ka detyrimin moral te perpiqet te jape edhe nje mesazh tjeter ate qe ne kete vend e mira i ben ende rezistence se keqes dhe nuk e ve koken ne sater si qengji.

Edhe nje gje te fundit. Ilirin me hir a me pahir do ta kryqezojne se politikes ne kete moment i duhej nje kurban. Por te pakten detyra e tij eshte tua beje sa me te veshtire kete palacollek. Ti beje qe ne fund te thone me duf Vertet ia futem por na nxiu jeten ama.

PUNEumlT E QEVERIVE

Ne fund te botes larg shume larg ne hapesiren e pafund oqeanike pertej Australise eshte nje ishull i vogel koralor qe ngrihet vetem pak metra mbi det i quajtur ishulli Raine i cili prej miliona vjetesh perdoret nga breshkat e ujit per te depozituar vezet. Ne vitin 1844 ne kete ishull qe per shkak te nivelit shume te ulet behej shkak per ngecje anijesh u ndertua nje far nja 20 metra i larte i cili ekziston ende sot. Asokohe dhe vazhdon te jete ishulli ishte prone e kurores britanike qe financoi edhe ndertimin e farit. Duke ndjekur nje dokumentar per breshkat e ujit qe shkojne ne kete ishull mendja ime mori tjeter udhe.

Ne kete ishull qe edhe sot ne kohen e nderlidhjes ne kohe reale dhe te udhetimit me avion eshte ne fund te dynjase 170 vjet me pare dikush gjeti kohe qe te raportonte per demtimin e anijeve. Qeveria britanike qe rrinte ne Londer nja 20 mije kilometra larg e mori ne shqyrtim kerkesen e diskutoi dhe vendosi ndertimin e nje fari. Pastaj te tjera organizma u moren me hartimin e projektit me perllogaritjen e kostove me strukturen e ishullit e te tjera ceshtje teknike. Pastaj qeveria e perfshiu financimin ne buxhetin e atij viti qe do diskutohej ne Parlament dhe e mbrojti edhe para dy dhomave ligjvenese asaj te Komuneve dhe asaj te Lordeve. Ne fund Madheria e Saj Mbreteresha Viktoria ka firmosur dekretin e financimit duke ngarkuar Guvernatorin e Pergjithshem Perandorak te Australise me ndjekjen e zbatimit te projektit. Pastaj do jete organizuar nje tender per te percaktuar kush do ta ndertoje ai qe ka fituar tenderin ka bere tre muaj rruge me anije aq duhej asokohe per te shkuar ne Australi ka ngritur nje kantier ka blere e gdhendur guret pasi fari eshte i gjithi prej guri te skalitur te cilet duheshin cuar nje per nje nga kontinenti ne ishullin e larget ndersa aparati i ndricimit eshte cuar atje qe nga Anglia ku ishin fabrikat qe i prodhonin. Pastaj eshte ngritur nje tjeter kantier ne ishull per te ndertuar farin ku per dy vjet qendruan ekipet e punetoreve te cileve cdo gje uje ushqime vegla e materiale u shkonin nga Australia nje jave rruge larg me anije. Pastaj pasi fari perfundoi u caktua nje rojtar qe paguhej per ta mirembajtur e keshtu me radhe. Pastaj nje komisar mbreteror shkoi nga Anglia per te vertetuar punen e kryer dhe funksionimin e rregullt te farit qe pastaj u kthye ne Angli per te raportuar per gjithcka. Ne fund te gjitha aktet u lidhen bashke me projektin ne nje dosje lekure dhe u mbyllen ne arkivat e Londres ku jane edhe sot. I rashe pak gjate por desha ta bej sa me te prekshme se sa vullnet kerkojne vendimet e qeverive te pergjegjshme edhe per gjera qe duken te vogla.

Dyqind metra nga institucionet kryesore te shtetit te shqiptareve ka tash dy vjet qe rrine zbuluar e su japin dot udhe rrenojat e kalase themeluese te kryeqytetit. Ministria e Kultures nuk merret vesh me Bashkine e Tiranes. Bashkia ia le pergjegjesine Institutit te Monumenteve te Kultures. Instituti thote qe meqenese kemi te bejme me germime pergjegjesia eshte e Institutit te Arkeologjise. Ky i fundit thote se as nuk na ka thene gje e as na ka thirrur njeri pasi projekti eshte bere nga greket. Greku-arkitekt thote qe une kam bere projektin se me ka paguar Komuniteti Europian dhe sdi se cbehet me pas. Zyra e Komunitetit thote qe ne jemi financues por perfitues eshte Bashkia nepermjet Ministrise. Ne kete pike qarku mbyllet dhe cdo gje nis nga e para vetem 200 metra nga te gjitha keto ministri e bashki.

Pastaj rrime e vrasim mendjen cfare kane anglezet me shume se ne qe e mbajne hunden perpjete e sna qasin ne Evrope.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›