E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastrimi i parave rrezikon ekstradimin e Prudentinos ne Itali

Hapja e procesit hetimor mund te vonoje depertimin e bosit te Sacra Corona Unita

Ekstradimi i bosit te Sacra Corona Unita Albino Prudentino drejt shtetin italian eshte vene ne rrezik. Shkak eshte bere hapja e procesit hetimor ne Shqiperi ku Prudentino dhe familjaret e tij akuzohen per pastrim parash dhe jane bere objekt i ligjit te ri antimafie. Prokuroria ka bllokuar disa nga aktivitetet e biznesit te Anxhelo Prudentinos djalit te bosit te SCU-se dhe te bashkepunetoreve te tij shqiptare duke perfshire ketu edhe kuneterit te ministres Majlinda Bregu. Pikerisht ky hetim dhe verifikim nga pala shqiptare mund te vere ne rrezik ekstradimin e tij ne Itali. Ligji shqiptar thote se shtetasi i huaj i arrestuar ne Shqiperi mund te ekstradohet ne vendlindje nese ne vendin tone nuk ndiqet penalisht. Burime nga Prokuroria e Pergjithshme thane per gazeten Shqip se po diskutojne modalitetet per ekstradimin e tij ne Itali megjithese Prokuroria e Leces ende nuk ka sjelle nje kerkese per ekstradim. Megjithate vijojne burimet Albino Prudentino eshte person nen hetim ne Shqiperi dhe dyshohet se ka pastruar para. Po diskutojme per fillimin e procedimit penal ne Shqiperi per pastrim parash. Kerkesa e ekstradimit pritet te mberrije nga Italia. Me pas ajo do te vleresohet nga Gjykata e Vlores. Organi i prokurorise do te vleresoje dhe do te zbatoje ligjet dhe marreveshjet nderkombetare thane burimet nga akuza qendrore te cilat saktesojne se vendimi per ekstradimin ose jo ne Itali te Prudentinos do te merret nga gjykata.

Prokuroria shqiptare ka regjistruar emrin e Albino Prudentinos dhe te birit si te perfshire ne pastrim parash. Njesia Task-Force ne Tirane po heton kete familje dhe bashkepunetoret e saj shqiptare per vepren penale te pastrimit te parave ne baze te nje kerkese nga Prokuroria e Leces ne Itali per shtetasin italian Albino Prudentino. Nga aktet e percjella nga autoritetet italiane ne mbeshtetje te kerkeses per ndihme te ndersjellet juridike rezulton se Albino Prudentino eshte person i dyshuar nga autoritetet gjyqesore italiane per kryerjen e veprave penale te pjesemarrjes ne organizate kriminale e tipit mafioz trafikimit te lendeve narkotike dhe grabitjes ne rrethana renduese. Nderkohe mbi shtetasit Anxhelo Prudentino dhe Ervis Gjecaj rendon dyshimi i arsyeshem i bazuar ne indiciet e analizuara me lart per perfshirjen e tyre ne veprimtarine kriminale te pastrimit te parave qe mund te jene produkte te veprimtarise kriminale te te arrestuarit Albino Prudentino per te cilin ka filluar procedimi penal qe nga viti 2007 nga Prokuroria e Leces Itali.

Shtetasi ne hetim Anxhelo Prudentino ne bashkepunim me te hetuarin tjeter Ervis Gjecaj erdhen ne dijeni te arrestimit te shtetasit Albino Prudentino. Ata kane kryer disa veprime juridike duke kaluar aksionet te te tretet e ne vazhdim duke rritur dukshem vleren e tyre per te justifikuar pasurite e disponuara. Ne keto kushte krijohet dyshimi i mbeshtetur ne fakte e prova se te gjitha keto perpjekje per ti tjetersuar pasurite e disponuara brenda nje kohe te shkurter behet me qellim shmangien nga nje konfiskim i mundshem i tyre dhe nxjerrjen e perfitimeve nga pastrimi i produkteve te aktiviteteve kriminale te te arrestuarit per llogari te autoriteteve gjyqesore italiane Anxhelo Prudentino thuhet ne dosjen e prokurorise. Ne kete hetim jane perfshire edhe personat e trete Ventigjar Kaci Francesco Fornelli Giuseppe Palma dhe Gani Baku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›