VLORË/ Panelet rrëshqasin e zënë poshtë pronarin e biznesit

Një person humbi jetën sot në rrethana gati absurde pasi u zu poshtë paneleve që rrëshqitën gjatë shkarkimit.
“Rreth orës 11:40, në lagjen “24 Maji”, në ambientet e jashtme të një subjekti, dyshohet se gjatë shkarkimit të një ngarkese me panele sanduiç, disa prej paneleve kanë rrëshqitur dhe kanë rënë mbi shtetasin Y. Sh., rreth 70 vjeç, pronari i subjektit.
Si pasojë, shtetasi Y. Sh. ka humbur jetën”, njoftoi policia e Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.a.b