VMRO do të bojkotojë seancat me Shqipërinë e Kosovën?

Bojkotimi i seancës së përbashkët me Serbinë, nga ana e ministrave të BDI-së, nuk do të kalojë pa një reaksion të njëjtë nga ana e VMRO-DPMNE-së.
Burime pranë partisë së kryeministrit, i kanë thënë “Zhurnal”-it, se mospjesëmarrja e ministrave të Ahmetit do të bëjë që në seancat e planifikuara me Kosovën dhe Shqipërinë, të mos marrin pjesë ministrat e VMRO-DPMNE-së.
“Si mund zotërinjtë nga BDI të bojkotojnë një nismë të tillë, kur ata vetë e kanë mbështetur. Është shumë joserioze kur i dëgjon teksa angazhohen për bashkëpunim rajonal, dhe nga ana tjetër e sabotojnë atë”, ka theksuar burimi.
Nesër (e hënë), do të zhvillohet në Beograd seanca e parë e përbashkët në mes dy shteteve, e para e këtij formati deri më tani./Indeksonline/