VRASJET Prokuroria Tre vrasjet me fishek 9 mm te njejtat me armet e Gardes

TIRAN- Ekspertet e Mjekesise Ligjore ne perfundim te akt-ekspertimeve te tre te vrareve kane arritur ne konkluzionin se te tre jane qelluar me arme zjarri te kalibrit 9 mm. Sipas ketyre te dhenave te siguruara nga burimet prane Mjekesise Ligjore dhe raporteve qe tashme jane administruar ne dosjen hetimore mesohet se te tre viktimat jane vrare nga arme zjarri ne vende te ndryshme ne nje afat te ngushte kohore mes tyre. I pari qe eshte qelluar me arme zjarri ka qene shtetasi Hekuran Deda nga Dibra i cili ndodhej rreth 10 metra nga porta hyrese e kryeministrise hipur ne dy tavolina te vendosura nga televizionet private per te pasqyruar demonstraten. Viktima Deda ka qene duke zbritur nga tavolinat ku plumbi e ka qelluar ne anen e majte te kokes mes veshit dhe ballit duke i shkaktuar nje plage tejshpuese dhe vdekjeprurese.
Plumbi qe ka qelluar Deden ka goditur edhe nje gazetar te televizionit ABC duke i shkaktuar plagosjen ne dore. Viktima Deda sipas eksperteve te mjekesise ligjore ka gjetur vdekjen nga nje plumb i kalibrit 9 mm.
Me pas vetem pak sekonda nga vrasja e Dedes eshte qelluar me arme zjarri shtetasi Ziver Veizi nga Gjirokastra i cili ndodhej rreth tre metra nga porta hyrese e kryeministrise ne bulevard. Sipas raportit te mjeko-ligjoreve viktima Veizi ka marre nje plumb ne kraharor ne anen e djathte ballore. Plumbi qe ka sjell vdekjen e tij eshte i kalibrit 9 mm - thuhet ne raportin e prokurorise.
Vetem pak minuta nga keto dy vrasje eshte qelluar shtetasi Faik Myrtaj. Vrasja e Myrtajt eshte bere nga nje plumb i vetem i cili e ka goditur ne shpatullen e djathte duke pershkruar hyrjen me nje pjerrtesi te vogel. Edhe plumbi qe ka qelluar Myrtajn eshte i kalibri 9 mm- thuhet nga ekspertet.
Sipas prokurorise ne vendin e ngjarjes dhe ne oborrin e kryeministrise jane gjetur nje sasi e madhe gezhojash te te njejtit kaliber 9 mm te cilat jane shkrehur nga armet e efektiveve te Gardes se Republikes te tipit MP5 te prodhimit turk. Sipas prokurorise predhat e gjetura ne trupin e te vrareve jane te armeve te kalibrit te njejte qe efektivet e Gardes kane ne perdorim.
PROKURORIA
Skandal policia nuk ekzekuton urdhrat e prokurorise per arrestimin e drejtuesve te Gardes
TIRAN- Qe ne oren 1200 te mesdites se djeshme prokuroria e kryeqytetit ka leshuar gjashte urdher-arrestet per drejtuesit e larte te Gardes se Republikes mes tyre komandantin e ketij institucioni gjeneral Ndrea Prendi dhe pese vartesit e tij por policia e shtetit nuk i zbaton keto urdhra.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te organit te akuzes ku grupi hetimor nen drejtimin e drejtuesit te Prokurorise se Tiranes prokurorit Sokol Malaj ka konstatuar nga hetimet paraprake te ngjarjes elemente te vepres penale te kryer nga drejtuesit e larte te Gardes se Republikes vartesit e te cileve dyshohet se kane vrare tre demonstruesit dhe kane plagosur me arme zjarri se paku 10 persona te tjere.
Sipas ketyre burimeve mesohet se prokuroria ka leshuar urdher-ndalimi per Komandantin e Gardes gjeneral Ndrea Prendin i njohur si ish-shoqeruesi personal i kryeministrit Sali Berisha dhe pese komandantet te njesive te Gardes por ende nuk jane zbatuar nga Policia e Shtetit.
shte leshuar urdher-arresti per Komandantin e Gardes gjeneral Ndrea Prendi komandantin e njesise numer dy te Gardes kolonel Dashamir Shehi efektivet e te cilit sipas rregullores kishin per detyre ruajtjen e ambienteve te kryeministrise. Per komandantin e njesise speciale te Gardes major Alfred Ahmetcenaj komandantin Fran Prenga komandat i njesise Vladimir Ndreaj dhe nje komandant tjeter i njesive qe ishin organizatoret e planit te masave ndaj demonstrates- thuhet nga prokuroria te cilet nuk japin detaje per dy emrat e tjere te gardisteve. Shekulli deri ne oret e vona te mbremjes nuk ka mundur te siguroje keto dy emra por ka konfirmuar 4 prej tyre te cilet jane personat e siperpermendur.
Gjashte drejtuesit e gardes akuzohen se kane konsumuar elemente te veprave penale te shperdorimit te detyres sipas Kodit Penal Ushtarak dhe akuzen e vrasjes ne rrethane cilesuese kunder dy apo me shume personave pasi eshte qelluar ne drejtim te turmes sipas Kodit Penal civil. Mesohet se urdhrat per arrestimin e gardisteve jane derguar ne zyren e Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit por ne menyre skandaloze deri ne mesnaten e djeshme urdhrat nuk jane ekzekutuar nga policia ne kundershtim flagrant me ligjet e shtetit.