Perplasja Prokurori-Polici per hetimet

PRPLASJA
TIRAN- Ne kohen kur policia ka arrestuar 113 persona per akuzen e kundershtimit te forcave te rendit goditje te forcave te rendit dhe organizim dhe pjesemarrje ne mitingje te paligjshme ndaj efektiveve blu institucioni i akuzes ka nisur hetimet per kryerje te veprimeve arbitrare me pasoja te renda ndaj protestuesve kalimtareve te rastit dhe gazetareve te pranishem qe po pasqyronin demonstraten. Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te prokurorise se kryeqytetit te cilet shtuan se hetimi ndaj policise ka ardhur pas kallezimit te shume qytetareve per dhune te ushtruar karshi tyre. Dhune e cila ka sjell pasoja te renda per shendetin e disa personave protestues kalimtar te rastit dhe gazetar.
Disa qytetarw kalimtar te rastit ne bulevardin Deshmoret e Kombit mes tyre edhe deputetw dhe gazetarw te pranishem jane bere pre e dhunes se ushtruar nga forcat nderhyrjes se shpejt. Keta te fundit rreth ores 1700 te darkes i jane drejtuar trotuareve dhe lokaleve qe ndodhen buze bulevardit Deshmoret e Kombit duke arrestuar dhe goditur me shkopinj gome qytetarw te ndryshem mes tyre deputetw dhe gazetarw.
Jo vetem ne kete rruge por efektivet e policise kane ushtruar dhune edhe ne rrugen perball televizionit Top-Channel apo mbrapa piramides duke i shoqeruar dhe arrestuar keto kalimtar-thane burimet nga prokuroria. Per keto veprime te policise kane nisur hetimet cka sipas tyre polica nuk duhet te kryej veprime hetimore per shkak se eshte pale ne kete proces hetimi.
Efektivet e policise paralelisht me institucionin e akuzes kane shtrire hetimet per gjetjen e vrasesit mes turmes se protestuesve qe sipas tyre kane sjell edhe vrasjet e tre personave. Pervec ketij hetimi policia po kryen verifikime edhe ndaj 113 personave te arrestuar ku disa prej tyre kane qene kalimtar te rastit dhe jane bere pre e dhunes dhe me pas arrestimit te tyre-thane burimet nga prokuroria duke shtuar se ne ditet ne vazhdim do te zbardhet pozicioni i secilit ne kete proteste.
Per te zbardhur veprimet e secilit te arrestuar dhe atyre qe ushtruan dhune ndaj policise keta te fundit kane derguar ne Laboratorin e Policise Shkencore te gjitha pamjet e kamerave te sigurise per te printuar fotografitw e demonstruesve te dhunshem karshi institucionit te kryeministrise dhe efektiveve te policise.