E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV: 2 Korriku shënoi zhbërjen e Jugosllavisë

 Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 shënon hapin e parë vetëvendosës të popullit shqiptar të Kosovës, në aspektin institucionalo-juridik, që prej Konferencës së Bujanit, ka vlerësuar Lëvizja Vetëvendosje. Për këtë arsye, kjo parti vlerëson se është me vlerë që të përkujtohet ky moment, i cili e nisi udhën e shkëputjes prej Jugosllavisë okupuese.
“Në këtë akt themeltar janë themeluar edhe Republika e Kosovës, por edhe demokracia autentike. Nga perspektiva e sotme shohim me keqardhje se ka më shumë republikanizëm juridik, më shumë sovranitet shtetformues tek ajo Deklaratë Kushtetuese, se sa tek dokumentet mbi të cilat po ngrihet sot struktura e padrejtë e pavarësisë së kufizuar”, vlerëson Vetëvendosje.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 rrjedh prej kontekstit të krijuar prej rezistencës së pandalur të popullit shqiptar në Kosovë i cili ka kërkuar të jetë sovran dhe vetëvendosës në vendin e vet.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›